Takim i ri

Arrihet marrëveshja për një samit të dytë Kim-Trump

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut kanë rënë dakord për zhvillimin e një samiti të dytë ndërmjet presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un sa më shpejtë që është e mundur, ka njoftuar sot presidenca koreano-jugore.

“Dy palët do të vazhdojnë të diskutojnë për të caktuar vendin dhe datën e një takimi të ri”, ka deklaruar në anën tjetër sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo në Seul, pas një takimi me presidentin koreano-verior në Phenian këtë mëngjes.

“Bëra një rrugë të mirë në Phenian për të takuar presidentin Kim”, ka shkruar Pompeo edhe në “Twitter”.

“Ne po vazhdojmë të përparojmë në marrëveshjet e arritura gjatë samitit të Singaporit”, ka shtuar sekretari amerikan i shtetit.