Arrestohet vëllai i Xhafer Tahirit pas raportimit për korrupsion

Indeksonline javën e kaluar kishte raportuar për skandalin korruptimi të vëllait të kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Salih Tahiri.

Gjatë ditës së sotshme, Indeksonline përmes burimeve të saja mëson se policia e ka marrë në pyetje të dyshuarin dhe e ka marrë në mbajtje deri në një vendim tjetër.

Në një video të publikuar, Salih Tahiri shihet duke marrë ryshfet për të dhënë leje ndërtimore në Vushtrri.

Në dy takime të ndara, sipas kësaj videoje, Salih Tahiri flet për shuma të mëdha parash dhe “kapje të parave” për dhënie të lejeve ndërtimore.

“Biri senet (paret) thuj, nisja punës, … mos të han”, dëgjohet duke thënë ai.

Së bashku me bashkëbiseduesin e tij, që duket se është ndërtues, dëgjohen duke folur edhe rreth një ndërtuesi tjetër për sigurimin e një leje ndërtimore, në këmbim të së cilës i kanë kërkuar veturë dhe banesa.

“Ti e ki shpërblimin tend. Unë sa banesa ja dhanë Salihit a sa Xhafes nuk o problem i jemi. Mu m’intereson qikjo, du kerrin edhe paq”, dëgjohet duke thënë ai.

Madje, ata flasin edhe për dërgimin e inspektorëve ndërtimorë, të cilët i përdorin si mjet shantazhi për ndërtuesit.

loading…