Policia e Kosovës njofton se kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin që me datë 04.03.2021 kishte kryer vjedhje në objektin e kultit fetar “Teqeja e Sheh Ruzhdisë” në Gjakovë.

“I dyshuari  R.S i lindur ne vitin 2003,  është shtetas i Libisë, i ikur nga qendra e azilkërkuesve ne fshatin Magure – Lipjan. Ai është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës e përkthyesit, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar u ndalua për 24 orë”, bën të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.