Një shofer problematik u ndalua dje nga policia, në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.

Ndaj tij, policia përgatiti një tiketë për kundërvajtje, por i dyshuari tentoi t’i ikë obligimit, duke iu ofruar pra zyrtarëve policorë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka shoqëruar në stacion policor. Pas intervistimit, ai u dërgua në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”.