Policia ka arrestuar një serb në pjesën veriore të Mitrovicës, pasi kishte shtënë me pushkë ndaj një femre të kombësisë boshnjake.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti kishte shtënë me pushkë ajrore në drejtim të viktimës femër K-Boshnjake. Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa pushka është konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.







