Arrestohet serbi në Partesh, pasi rrahu gruan iu gjeten dy revole, dy pushkë e 449 fishekë

Është arrestuar një serb në Partesh pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e më pas tek i njëjti janë gjetur disa armë e fishekë.

Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy revole, një pushkë gjysmë automatike, një pushkë e tipit M48, 449 fishekë, një mbrojtës për tyta dhe një brushë për pastrimin e armëve.

“Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Dhunë në familje’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor”, thuhet në njoftimin e policisë,