Policia ka arrestuar një person në Prishtinë.
Një person është arrestuar, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht gruan tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Ballkani.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjtit pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”.







