Policia

IPK ndërmerr këta hapa ndaj policit që fyeu popullin shqiptar dhe nxiti urrejtje

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”.

Sipas inspektoratit, pas pranimit të informacioneve kanë filluar të ndërmarrë veprime hetimore dhe pas intervistimit të zyrtarit policor i njëjti është arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Pejë.

“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatë.