Arrestohet polici i cili i kërkoi ryshfet qytetarit për të ia kthyer librezën e qarkullimit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor  dyshohet se ka marrë 50 euro ryshfet.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se polici ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 euro nga një i dyshuar (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit.

“Inspektorati Policor i Kosovës me datën 29 Prill 2022, përmes rrugëve operative  është  informuar lidhur me një rast ku dyshohet se një zyrtar policor me datën 28.04.2022 në udhëkryqin e rrugës Lidhja e Prizrenit afër udhëkryqit me rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë gjerësa ishte duke u marrë me një aksident trafiku kishte kërkuar ryshfet shumën prej 50 € (pesëdhjetë eurove)  nga një i dyshuar  (qytetar) që të ja kthente librezën e qarkullimit, e ku i dyshuari zyrtari policor me datën 28.04.2022, rreth orës 23:00, para Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ja dorëzon të dyshuarit (qytetarit)  në kundër vlerë prej 50 eurove librezën e qarkullimit. Mbi bazën e gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori kujdestar I Prokurorisë Themelore te Prishtinës dhe me autorizim te tij janë ndërmarr veprime tjera të  nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të  rastit, intervistimin e personave të  involvuar në këtë çështje dhe me udhëzim të  prokurorit kujdestar, zyrtari policor është  dërguar në  mbajtje për 48 ore me dyshimin për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa qytetari  I dyshuar për veprën penale “Dhënje e ryshfetit” është  procedoceduar në  procedurë  të  rregullt”, thuhet në njoftim.

Po ashtu hetuesit e IPK-së  me datën 30.04.2022, kanë  dorëzuar Kallëzimin penal pranë Prokurorisë Themelore -Prishtinë ndaj zyrtarit policor  për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe qyetarit  për veprën penale “Dhënje e ryshfetit”.