Arrestohet piromani në Suharekë

Dje në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (V. M.), i cili dyshohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.

Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë.