Arrestohet personin që vodhi mbrëmë në një barnatore në Gjilan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një barnatore në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan.

Një grua ka raportuar se rreth orës mbrëmë rreth orës 22:13 deri sa ajo kishte qenë në vendin e punës (barnatore) një person i dyshuar mashkull i maskuar nën kërcënimin e armës kishte grabitur 280 euro dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas një kohe të shkurtër, njësitë policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.