Arrestohet personi që shiste bileta të falsifikuara të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti po shiste bileta të ndeshjes Kosovë-Mali i Zi.

Ky person biletat po i shiste në tregun e zi.

Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 (gjashtë) bileta të dyshuara për falsifikim.

Në stacion policor janë paraqitur katër ankues shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…