Një person i moshës 17-vjeçare është arrestuar disa orë pasi në media u publikua një fotografi e sulmit ndaj një gruaje rome në sheshin e Ferizajt.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar majori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Mehmetali Hajdini.

“Është arrestuar 17 vjecar nga Ferizaj. Është intervistuar nga policia dhe me urdhër në prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë. Pas kësaj, ai do të paraqitet në gjykatë ku do të merret vendimi për të”, ka thënë Hajdini.

Kujtojmë se viktima e komunitetit rom, ishte sulmuar edhe para dy ditëve në Lipjan. /Ballkani.info