Arrestohet personi që dogji një veturë më 1 janar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ia kishte vënë flakën një veture.

Policia e Kosovës ka arritur që gjatë ditës së djeshme të arrestojë një person, i cili më 1 janar të këtij viti në rrugën “Lordi Bajron” në Prishtinë i kishte vënë flakën një veture.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij dhe gjatë kontrollit është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.