Arrestohet personi i shumëkërkuar – Policia falenderon mediat dhe qytetarët

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person i cili ishte shpallur në kërkim për shkak të kryerjes së disa veprave penale.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.

Sipas saj deri tek arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pas bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit policor. Aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.