Policia në Gjilan njofton se sot ka arrestuar 22-vjeçarin me inicialet E.L., i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej një vit e 15 ditë për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.







