Dje rreth orës 16:30 është arrestuar një person i kërkuar nga organet e drejtësisë në Kosovë.
Personi është arrestuar në Gllogoc, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftim, përcjell Ballkani.info.
Në fund të njoftimit, thuhet se personi është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtjen e dënimit. /Ballkani.info







