arrestim

Arrestohet për përdhunim pronari shqiptar i kazinosë në Zimbabve

Një shqiptar doli dje në gjykatë me akuzën për përdhunim të punonjësit e tij në Zimbabve.

I dyshuari quhet Aldo Tuci, ndërsa nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.

Gjykata dëgjoi nga prokuroria se Tuci i ka afruar një punë në kazinonë e tij në Greystone Park një vajze 29-vjeçare, e cila më pas e ka denoncuar për përdhunim, akuzë kjo që e ka çuar edhe para gjykatës.

Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino të renë, kur nuk ka qenë askush tjetër.

Thuhet se Tuci i tha asaj se duhej të kryente marrëdhënie intime me të që të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, e ka përdhunuar atë. Çështja doli në dritë pasi vajza u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mosperformancë të mirë në punë. Pas shkarkimit vajza ka bërë edhe denoncimin në polici./abcnews.al/