Arrestohet për lojëra të fatit

Një person është arrestuar në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme, në lokalin e tij ka zhvilluar lojëra të fatit.

Gjatë kontrollit si prova materiale janë konfiskuar pesë shtëpiza të kompjuterit, dy printerë, një lexues i kodeve dhe disa tiketa.Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

loading…