Inçizon policinë
Arrestohet për inçizim të zyrtarëve policorë
Policia ka arrestuar një person të dyshuar për incizim të paautorizuar.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 09:00 në Leshak.
Sipas policisë, i dyshuari, shtetas i Serbisë ka inçizuar zyrtarët policorë me telefon dhe ka ofenduar të njëjtit.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.