Një burrë është arrestuar dje te stacioni i autobusëve në Pejë pasi ka therur me thikë dy të tjerë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim në spital.
Thuhet se sulmi me thikë ka filluar pas një mosmarrëveshjeje mes dy palëve të përfshira.
Njoftimi i plotë i policisë:
Stacioni i autobusëve, Pejë 07.11.2018-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktima meshkuj K/Shqiptarë duke u shkaktuar lëndime trupore. Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.







