arrestim

Arrestohet pasi sulmoi policin

Në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, një person ka sulmuar policin. Të dyshuarit gjatë kontrollit I janë gjetur e konfiskuar një thikë dhe marihuanë, shkruan Express.

Policia  e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një qytetarë të Fushë Kosovës, pasi që I njejti ka sulmuar një prej policëve. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Gjatë kontrollit nga i dyshuari janë konfiskuar një thikë dhe një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.