Arrestohet njëri nga të kërkuarit për sulmin fizik ndaj një personi

Policia në Ferizaj e ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale grabitje dhe dëmtim prone.

I dyshuari bashkë me dy persona të tjerë më 26 nëntor e kanë ndaluar një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij në rrugën “Abdiselam Ahmeti”, ata viktimën e kishin sulmuar fizikish dhe ia kishin grabitur një telefon celular.

“Në lidhje me këtë, hetuesit e stacionit policor  pasi kanë grumbulluar disa informacione në terren, kanë siguruar prova materiale dhe deklarative  dhe sot me datë 30.11.2021, rreth orës 19:00 kanë arrestuar personin e dyshuar të kësaj ngjarje me inicialet B.H ( M/K) 32 vjeçar” .

“I njëjti pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor janë edhe dy të dyshuarit tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.