Arrestohet një vajzë nga Ferizaj, e sulmoi mësuesen

Raportohet se në fshatin Zaskos të Ferizajt është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht mësimdhënësen.

Kjo e fundit ishte në vendin e saj të punës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.