Arrestohet një shqiptar i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një pikëkalimin kufitar Bërnjak, dje është arrestuar një person për krime lufte që kishte kryer në Ferizaj, më gjegjësisht në vitin 1999.

Policia e Kosovës, përmes raportit policor, njofton vetëm se është arrestuar në Bërnjak, për “krime lufte kundër popullatës civile”.

“Në pikëkalimin kufitar Bërnjak është arrestuar i dyshuari nën dyshim për kryerjen e veprës së lartëcekur. Me vendim te prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Ballkani.info.

Policia nuk jep më shumë detaje rreth këtij arrestimi e as nuk e ka bërë të ditur nacionalitetin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se me urdhër të Prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar i cili dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj. /Ballkani.info