Arrestohet një polic në veri, dëmtoi kamerat në laboratorin e drogës

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor.

Demokracia.com merr vesh se polici i arrestuar dyshohet se i ka dëmtuar kamerat në laboratorin e drogës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje. Zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë! Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për polic të ndershëm e profesional!”, ka shkruar ministri Sveçla.