Vrasje

Arrestohet një polak për organizimin e vrasjes së gazetarit holandez

Një polak, i dyshuar për organizimin e vrasjes së gazetarit të njohur holandez, Peter R. De Vries, u arrestua më 4 korrik, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik të Holandës.

“Një i dyshuar është arrestuar, ai është një burrë polak, 27 vjeç. Ai u arrestua për koordinimin e personave që kryen vrasjen”, tha për Reuters zëdhënësja e Prokurorisë, Brechtje van de Moosdijk.

De Vries gjerësisht është admiruar për guximin e tij për të raportuar për krimin në Holandë. Ai u qëllua për vdekje korrikun e vitit të kaluar. Vrasja ndodhi në një rrugë të frekuentuar të Amsterdamit.

Vrasja e gazetarit nxiti zemërim në mbarë Holandën. Dy persona aktualisht po përballen me gjykim për kryerjen e vrasjes së De Vries.