Një i dyshuar është arrestuar në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për shkak se dyshohet që ua ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari këtë veprim e bëri për t’iu shmangur pasgesës së sigurimit të automjetit që kishte me targa të huaja, ka raportuar Betimi për Drejtësi.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti  “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.