Arrestohet një person për vrasjen në tentativë në Kaçanik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në bashëkryerje me një të dyshuar tjetër, shkruan Gazeta Sinjali. 

Sipas policisë i dyshuari tjetër gjendet në arrati dhe bashkë me të arrestuarin kishin sulmuar fizikisht një personi i cili ishte duke kryer disa punë fshati. 

Vrasja në tentativë, sipas raportit të polcisë, kishte ndodhur më 15 mars të këtij viti.  Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.