Arrestohet një person për sulmin në Zveçan ndaj Policisë vitin e kaluar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se në mënyrë të organizuar së bashku me disa persona të tjerë kanë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Rudar të Zveçanit në tetor të vitit të kaluar.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Fsh. Rudar, Zveçn 13.10.2021- 11:00  Në datën dhe kohën e cekur, derisa policia e Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët doganorë kanë qenë duke e zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga gjykata, lidhur me disa vepra penale të kontrabandës, disa persona të dyshuar në mënyrë të organizuar kanë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë pas një pune hetimore në lidhje me rastin, më 09.12.2022 është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar m/k/s. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.