Arrestohet një person për shitje të narkotikëve

Policia arreston një person të dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Siç njofton kumtesa, njësitet e stacionit policor në Deçan, me datën 01.06.2019 rreth orës 09:50, pas një pune operativo-hetimore në Fsh. Isniq, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar I.S. lindur me 1997 m/k/sh, gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit ‘marihuanë’, e cila pasi është peshuar nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë, ka rezultuar të jetë 869.6 gram.

Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN), së bashku me njësitet e Stacionit Policor në Deçan, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të gjykatës themelore në Pejë, kanë bërë kontroll-bastisje në pronën e të dyshuarit, por gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Me urdhër të prokurorit shtetit, i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar hetimet e mëtutjeshme nga Njësiti i hetimin kundër trafikimit me narkotikë-Pejë (DHTN).