Arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

Në orët e pasdites së djeshme në Rr. “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është arrestuar një person, pasi të njejtit gjatë kontrollit i janë gjetur sasi e substancave narkotike.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 24.1 gramë dhe një grinder pajisje për bluarje të substancave narkotike, transmeton Ballkani.info.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.