Arrestohet një person për helmim të ujit në Kamenicë

Një burrë është prangosur nga policia në Kamenicë nën dyshimin se ka kontaminuar ujin në një zonë në këtë komunë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani i cili ka treguar se prej dje me rastin është duke u marrë prokuroria.

“Dje është arrestuar një i dyshuar dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka thënë Hashani për klankosova.tv.

Rasti për kontaminim të ujit të pijshëm në Kamenicë është paraqitur në polici dy ditë më parë.

loading…