Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Policia në Malishevë ka arrestuar të premten një person i cili dyshohet për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari N. G., (lindur në vitin 1959), posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur një pushkë automatike, një pushkë gjuetie dhe 38 copë fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.