Arrestohet një person pasi rrahu të dashurën

Polica ka arrestuar një person në Novobërdë.

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij me të cilën kishte bashkëjetuar disa vjet, përcjell Ballkani.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër me të cilën bashkëjeton disa vjet. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.