Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.
Në njoftimin për media është bërë e ditur se, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit.
“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) televizor, tre (3 ) kompjuter, dy (2) printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave ”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.
Kurse, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është janë liruar në procedure të rregullt, ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.







