Arrestohet një person në Rahovec, sulmoi zyrtarët policor

Është arrestuar një person i dyshuar në Rahovec, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.