Policia e Kosovës

Arrestohet një person në Rahovec, iu konfiskua një armë

Është arrestuar një person në Rahovec, pasi i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike dhe një karikator i armës.

Sh.H është dërguar liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Sh. H., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

Me datën 9 janar 2024, në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Ratkoc-Rahovec. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe një karikator i po të njëjtës armë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

BONUS VIDEO: “Sulmet e mundshme nga Serbia”, Haziri: Kamuflim i krerëve për t’i mbuluar dështimet e brendshme