Prizren

Arrestohet një person në Prizren për posedim të narkotikëve

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, me 30 tetor 2018, ka realizuar një operacion policor, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është bërë arrestimi i një personi të dyshuar.

Operacioni policor është bazuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’, ku Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar.

I dyshuari i arrestuar në këtë rast është personi mashkull L. Gj.  lindur me 1986.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • nëntë (9) paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë
  • një revole pa karikator

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren.