Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi fizikisht nënën e tij

Një person është arrestuar natën e mbrëmshme nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia, në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolin kur kishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nënën e tij.

Pas reagimit të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në stacion policor.

Policia thotë se ka pritur të dyshuarit deri sa është këndellur për ta intervistuar.