Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: tetë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroin në peshë 4 kg e 101 gramë, një makinë për paketim të substancës, disa pllaka metali, disa bulona (pjesë të makinës) një telefon celular, 150 euro dhe 400 dinarë të Serbisë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar.
loading…







