Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari është liruar pas intervistimit, me vendim të prokurorit.

Rasti i cili u cilësua “Sulm ndaj personit zyrtar”, shkon në procedurë të rregullt, njofton policia.