Gjatë ditës së djeshme në Podujevë në rrugën “19 Qershori” është arrestuar një person që organizonte veprimtari e paligjshme të bixhozit.

Gjate kontrollit në lokalin e tij janë gjetur dhe konfiskuar, tri shtëpiza kompjuteri, një printer, 14 tiketa të shtypura dhe 47 euro para të imëta.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

loading…