Pejë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se ngacmoi seksualisht një femër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 13:20.

“Pejë 05.08.2023 – 13:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar mashkull e kishte ngacmuar seksualisht. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar, dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.