Një person është arrestuar pasi bashkë me dy të tjerë kanë sulmuar me thikë dhe mjete të forta një person tjetër. Rasti ka ndodhur në Obiliq mbrëmjen e së enjtes.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, duke thënë se dy të dyshuarit të tjerë janë në kërkim.

“Rr. Hasan Prishtina , Obiliq 05.01.2023 – 19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar  lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.