Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, vodhi një biçikletë

Është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte vjedhur biçikletën e një personi tjetër në Mitrovicën e Veriut.

“Mitrovica e veriut 21.08.2021 – 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte vjedhur biçikletën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.