Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishte dhunuar seksualisht një femër.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.







