Arrestohet një person në Kllokot dhe i konfiskohen armë e fishekë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Kllokot, në mbështetje edhe nga njësitë policore të stacionit policor në Viti, sot e ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit G.P.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën, një pushkë e llojit M48, një pistoletë e llojit “Cervena Zastava” e kalibrit 7.65 mm dhe 34 copa fishekë të kalibrit 7.92 milimetra.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.