LAJMI I FUNDIT

Arrestohet një person në Kaçanik për kanosje me sëpatë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik, nën dyshimin se i ka kanosur dy të tjerë me sëpatë. Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:50, në rrugën “Ismail Qemajli”, ku sipas Policisë, i dyshuari 33-vjeçar, me inicialet SH.D., ka kanosur 21-vjeçarin A.D. dhe XH.H., 27-vjeçar.

Në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar”, thuhet në njoftimin policor.

I dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.