Gjakovë

Arrestohet një person në Gjakovë, ushtroi dhunë fizike ndaj familjarëve të tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për dhunë në familje.

Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e shtunë, pasi rastin në polici e kishte raportuar vajza e tij.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje, shumicën e rasteve kur gjendet nën ndikim të alkoolit”, njofton policia.

Tutje, policia thotë se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

VIDEO BONUS: Xhafer Gashi: Sondazhet flasin për një rritje të madhe të LDK-së